75 Mall Live Search
11:44 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / k.v

Festuan 28 nëntorin me armë, policia intervenon në Ballaban

Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në fshatin Ballaban të Prishtinës, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, brenda shtëpisë ishin dhjetë persona duke u argëtuar me muzikë.

Në atë shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri, 4 fishekë të pistoletës me gas, nëntë fishek të pushkës së gjuetisë dhe 18 gëzhoja të fishekëve.

Lidhur me rastin dy të dyshuar janë sjellë në stacion policor të cilët kanë deklaruar se armët janë të tyre të cilat i kishin përdorë dhe kishin qenë duke e festuar.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/