75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Fetah Paçarizi: Me PDK-në, sfidat do të lehtësohen për bizneset

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi, ka vizituar së fundmi kompaninë “KS GROUP” në Prizren, fabrikë mobiljesh që ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të dizajnit për hapësira të brendshme.

Paçarizi, përmes një postimi në facebook është shprehur se gjatë bisedës me pronarin dhe stafin, i sigurova se me PDK-në, sfidat do të lehtësohen për bizneset dhe mbështetja për to do të jetë konkrete për zhvillim dhe rritje.

“Kisha kënaqësinë ta vizitoj sot kompaninë “KS GROUP” në Prizren, fabrikë mobiljesh që ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të dizajnit për hapësira të brendshme.

Gjatë bisedës me pronarin dhe stafin, i sigurova se me PDK-në, sfidat do të lehtësohen për bizneset dhe mbështetja për to do të jetë konkrete për zhvillim dhe rritje”, ka shkruar Paçarizi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fetah Paçarizi kandidon me numër 89./Indeksonline/