10:43 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Fetah Rudi: Falënderoj të gjitha ata që për një vit rresht më bartën për të hyrë në sallën e seancave

Sot Kuvendi i Kosovës për nder të personave me aftësi të kufizuara, po mban seancë, shkruan IndeksOnline.

Iniciuesi i kësaj seance Fetah Rudi, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e i cili ndodhet në karrocë invalidi,  për shkak të një atentati të kryer ndaj tij, ka falënderuar të gjitha ata që për një vit rresht e kanë bartur nga holli i kuvendin e deri në sallën e seancave.

Mirëpo kjo nuk do të ndodhë më, pasi që Kuvendi tashmë është bërë me ashensor, i cili mundëson qasjen për në sallën e seancave e në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka thënë se institucionet e vendit duhet t’u krijojnë qasje të lehtë e mundësi të barabarta edhe personave me nevoja të veçanta, ashtu edhe siç parashihet me Kushtetutën e vendit.