14:49 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rudi i gëzohet lajmit: Tani personat me nevoja të veçanta kanë qasje në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka njoftuar se kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka marrë vendimin që të investojë në objektin e Kuvendit që të kenë qasje të gjithë personat me nevoja të veçanta.

Rudi ka thënë se udhëheqja e kaluar nuk e kishte parë të arsyeshme të investonte në Kuvend.

Ai ka uruar që personat me nevoja të veçanta në Kosovë të mos jenë të diskriminuar, ashtu siç kanë qenë deri tani.

“Jane bere gati 20 vjet, qe nga momenti kur dora e krimineleve shqiptar me beri person me nevoja te veçanta. Jane bere 20 vjet, qe pothuajse ne çdo institucion privat e shteteror ne Kosove, ballafaqohem me probleme, pasi ne shumicen prej objekteve te tyre nuk ka qasje per personat me nevoja te veçanta.

Me nje problem te tille, jam ballafaqur edhe ne Kuvendin e Kosoves, qe nga dita e pare e dhenies se betimit si deputet i Kuvendit te Kosoves, me 26 dhjetor 2019, ani pse zgjedhjet ishin mbajtur me 6 tetor 2019, dhe une kisha siguruar mbi 12 mije vota, te cilat ma siguronin ulesen ne Kuvendin e Kosoves. Udheheqesia e kaluar e Kuvendit te Kosoves, nuk e kishte pare te arsyeshme te investoje ne Kuvend, ne menyre qe me 26 dhjetor te kem qasje ne gjitha hapsirat e Kuvendit te Kosoves. I kuptoj, veshtire e kane.

Por sot, Kryesia e Kuvendit te Kosoves, e udhehequr nga zonja e nderuar, kryetarja Vjosa Osmani, paska marr vendim qe te investohet ne objektin e Kuvendit te Kosoves, ne menyre qe jo vetem mua, por te gjithe personave me nevoja te veçanta tu sigurohet qasje ne hapesirat brenda Kuvendit. Nje hap shume pozitiv ky, per te cilin falenderoj kryetaren Osmani dhe kryesine e Kuvendit te Kosoves. Njejte si Kuvendi i Kosoves, kerkoj qe te veprojne edhe te gjitha institucionet shtetrore ne Kosove, por edhe ato private, ne menyre qe personat me nevoja te veçanta ne Kosove te mos jene te diskriminuar, ashtu sic kane qene deri tani. Kosova eshte vend i te gjitheve!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/