75 Mall Live Search
14:19 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Fetah Rudi tek varri i Tahir Zemajt: Të vranë kriminelët që ende janë të lirë!

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka bërë homazhe në Strellc, me rastin e përvjetorit të 17-te te vrasjes së komandantit, kolonel Tahir Zemaj, me djalin Enisin, si dhe kushëririn, Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Deçan, te vrare me 4 janar 2003.

Sipas Rudit, vrasja e tyre është bërë nga dora e kriminelëve qe ende janë të lirë.

Image may contain: 2 people, including Fetah Rudi, outdoor

“Sot, ashtu është siç kishte dëshirë Koloneli, te bashkuar kujtuam veprën heroike te Tahir Zemajt. Edhe një here kërkojmë nga institucionet e shtetit, qe sa ma shpejt te zbulohen te gjitha vrasjet qe kane ndodhur gjate dhe pas luftës. Vrasjet politike janë plaga me e madhe për Kosovën. Pa zbulimin e tyre, liria e Kosovës nuk është e plotë. Lavdi hero i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës së kolonel, Tahir Zemajt. Lavdi Enis e Hasan Zemaj”, ka shkruar Rudi.

Image may contain: 2 people, people smiling, text
Image may contain: 9 people, including Fetah Rudi, outdoor
Image may contain: 5 people, including Fetah Rudi, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people smiling
Image may contain: 4 people, people smiling, indoor