75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fetah Rudit po i krijohen kushtet infrastrukturore për të lëvizur në Kuvend

Ai u bë deputet për herë të parë, por Fetah Rudit i duhet një asistent që do ta ndihmonte për të hyrë në sallën e Kuvendit, pasi që i njëjti është me nevoja të veçanta.

Por, deputeti i LDK-së shumë shpejtë do ta kryej punën si i zgjedhur i popullit, pa ndihmën e askujt, kjo pasi që tashmë ka nisur puna infrastrukturën e nevojshme për t’i ofruar atij dhe personave tjerë me nevoja të veçanta që do të kenë nevojë të qarkullojnë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

IndeksOnline, sjellë disa imazhe, ku shihet se po krijohen kushtet për invalidët.

Kujtojmë, që Fetah Rudi është deputeti i parë kosovar me karrocë në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline