75 Mall Live Search
17:49 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / S Z

Fetahaj nga Gjakova: Rinia e gatshme të marrë përgjegjësi

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Flamur Fetahaj, ka vlerësuar rolin e rinisë në proceset shoqërore dhe politike, duke theksuar se të rinjtë po dëshmojnë gatishmëri për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Fetahaj, i cili është kryetar i Degës së AAK-së në Gjakovë, nënkryetar i Komunës së Gjakovës dhe kandidat për deputet ka thënë se angazhimi i të rinjve po reflekton vullnetin për ndryshim dhe zhvillim.

“Me mesazhe simbolike dhe aktivizëm, rinia po tregon se është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës. Ajo nuk po pret më,  po organizohet, po angazhohet dhe po vepron për ndryshimin që dëshiron të shohë”, ka deklaruar Fetahaj.