75 Mall Live Search
18:50 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fetahi largohet nga KF Flamurtari, për këtë arsye

Ersin Fetahi që deri më tani ishte futbollist i klubit nga kryeqyteti, Flamurtarit ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre.

Këtë vendim ai e ka treguar përmes një postimi ku edhe e ka falenderuar Flamurtarin dhe ku ka treguar se është larguar për arsye personale.

Postimi i plotë i Fetahit:

Falemnderit KF Flamurtari

Për arsye personale vendosa për shkëputjen e kontratës me ekipin e Flamurtarit
Falenderoj drejtuesit e klubit për mirkuptimin që patën ndaj kërkesës time dhe per korrektësinë maksimale ndaj meje.
Ju uroj shumë suksese ekipit njekohësisht edhe bashklojtarëve të cilët kemi kaluar nje periudh te paharueshme.

/Indeksonline/.