14:54 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Fetahu i PDK-së që garon për Podujevën, s’ka dilema për fitore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Garës për kryetar të Podujevës, do t’i hy edhe Naim Fetahu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai madje në një postim të bërë në FB ka thënë se s’ka dilema për fitore.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

Presidenti tani më ka shpallur datën 29 nëntor kur do të mbahen zgjedhjet në Podujevë. Rruga drejt fitores na u ndërpre në muajin Mars, për shkak të pandemisë COVID-19, por tani më fitorja jonë nuk ka dilema. Fitorja ime si Naim, nuk është fitore vetëm e PDK-se si parti, por do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të Podujevës, sepse ata janë lodhur me keqqeverisjen 20 vjeçare, prandaj ata meritojnë më mirë.

I juaji Naimi