Feyenoord afër emërimit të Robin Van Parsie si trajner i skuadrës

Feyenoord mbrëmë arriti të kualifikohet në 1/8 e finales së Champions League, pasi eliminoi gjigantin italian, Milan.
Vetëm disa orë pas këtij suksesi, skuadra holandeze është afër emërimit të Robin Van Persie në pozitën e trajnerit, shkruan IndeksOnline.
Ish-legjenda e Arsenalit, pritet të jetë zëvendësuaes i Brian Priske, i cili u shkarkua nga kjo detyrë, pak ditë para ndeshjes së parë me Milanit.
Feyenordi në këto dy ndeshje u drejtua nga Pascal Bosschaart, i cili morri përkohësisht drejtimin e skuadrës.
Mediat holandeze raportojnë se Feyenoord tashmë është në bisedime me skuadrën e Heerenveen, pasi Robin van Persie aktualisht është në krye të skuadrës./IndeksOnline/