Feyenoord e turpëron Bayern Munchenin

Bayer Munich është turpëruar sonte nga Feyenoord në Ligën e Kampionëve.
Skuadra holandeze ka shënuar fitore bindëse para tifozëve vendas, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Feyenoord shkoi në pushim me dy gola epërsi.
Santiago Gimenez fillimisht shënoi në minutën e 21-të, ndërsa në 40+9 u tregua i sakt nga penalltia.
Fitoren e holandezeve e vulosi goli i Ayase Ueda në minutën e 89-të.
Feyenoord me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendoin e 11-të, ndërsa Bayern Munich ka 12 pikë dhe renditet e 15-ta./IndeksOnline/