Feyenoord konfirmon largimin e Arne Slot, e presin te Liverpool

Feyenoord ka konfirmuar se trajneri Arne Slot do largohet nga ekipi. Holandezët janë në kërkim të një trajneri të ri, me Slot (45 vjeç) që e ka punën gati dhe as më pak e as më shumë por te Liverpool në Premier League.
Pas nëntë vitesh Jurgen Klopp do largohet nga të kuqtë dhe Liverpool ka gjetur akordin me Slot, i cili duket se ka zgjidhur gjithçka me Feyernoord edhe pasi ka paguar një shumë si dëmshpërblim për 12 muajt e mbetur në kontratë.
“Arne Slot zyrtarisht nënshkruan kontratën e tij si trajner i ri i Liverpool, të gjitha dokumentet janë në vend. Njoftimi zyrtar do të pasojë në kohën e duhur. Leja e punës është ende në pritje për disa nga anëtarët e stafit të tij dhe më pas do të vuloset e gjitha”, thonë mediet në Britani.