Feyenoord merr fitore të rëndësishme ndaj Lazios

Feyenoord ka marr tre pikë të mëdha në ndeshjen e javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra holandeze mposhti në shtëpi skuadrën e Lazios, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Santiago Gimenez në minutat 31 dhe 74, dhe një gol i Ramiz Zerrouki i sollën fitore skuadrës së Feyenoordit.
Golin e nderit për Lazion e ka shënuar Pedro nga penalltia në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Feyenoord merr kreun e Grupit E, me 6 pikë në tre ndeshje, ndërsa Lazio është në vendin e tretë me 4 pikë./IndeksOnline/