17:24 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FFK del me njoftim rreth tymosjes së puros nga trajneri Duro

Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro, mund të dënohet nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.Kjo pasi që ai tymosi cigare para ndeshjes ndaj Llapit.

Më poshtë e keni njoftimin e FFK-së.“Shpetim Duro; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mos respektim të kodit të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit të takimit gjatë nxemjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë 10.11.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë), i kërkohet deklaratë shtesë”.

Duro ka të drejtë ankese në afatin kohor prej tre ditësh.

Temat: