75 Mall Live Search
18:23 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / Gj Sh

FFK dhe FIFA nisin projektin “Talent Coach Programme” – Akademia e parë e talenteve në rajon

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur një takim pune ndërmjet presidentit, Agim Ademi, Departamentit Teknik dhe zyrtarëve të FIFA-s, Tomas Danilevicius dhe Daniel Cooke, në kuadër të zbatimit të projektit të ri të aprovuar nga FIFA “Talent Coach Programme”, si dhe krijimit të Akademisë së parë rajonale për zhvillimin e talenteve në grupmoshën U14 për vajza dhe djem.

Ky projekt strategjik është pjesë e programit per vitin 2026–2028, i cili synon të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në të gjitha regjionet e Kosovës.

Implementimi i projektit do të fillojë në fillim të vitit 2026 dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës sportive dhe edukimit të trajnerëve, si dhe në krijimin e kushteve të barabarta për zhvillimin e futbollit të vajzave dhe djemve.