FFK dhe presidenti Ademi në përkrahje të presidentit të FSHF-së Armando Duka

Sot në Tiranë është duke qëndruar delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi.
Qëllimi i këtij udhëtimi ishte t’i ofrohet përkrahja maksimale presidentit Armando Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për situatën momentale të zhvilluar.
Presidenti Ademi dhe FFK konsiderojnë se FSHF ka bërë punë të shkëlqyeshme që prej se Armando Duka është në krye të këtij institucioni, ku kërkuan nga të gjitha organet jashtë sportit dhe njerëzit të cilët nuk kanë të bëjnë me futbollin që të tërhiqen nga kjo pjesë e ndërhyrjes direkte politike.
“Ne e kemi arsyen tonë jo vetëm si federata dhe si vëllezër që jemi ta mbrojmë njëri-tjetrin, por edhe për faktin se Armand Duka si anëtar i KE-së të UEFA-s është edhe mbikëqyrës i federatave të rajonit, duke na përfshirë edhe neve… Ne besojmë shumë në demokraci dhe gjithsesi se njerëzit e futbollit në Shqipëri e kanë parë dhe e kanë prekur punën dhe rezultatet e Armand Dukës në krye të FSHF-së” thuhet në deklaratën e FFK-së.