FFK e dënon Klodian Duron pasi tha se Drita po favorizohet nga gjyqtarët

Federata e Futbollit të Kosovës, saktësisht, Komisioni Disiplinor, ditë më parë hapi procedurë disiplinore kundër trajnerit të Feronikelit, Klodian Duro, pasi ai u shprehë se Drita po favorizohet nga gjyqtarët.
Indeksonline mëson se Komisioni Disiplinor e ka gjobitur Klodian Duron me para, por ende nuk dihet saktësisht shuma.
“Ekipi që është në vend të parë po ndihmohet nga gjyqtarët”, kishte deklaruar Duro në një emision televiziv.
Këtë deklaratë FFK e ka cilësuar si shpifje, fyrje dhe ofendim ndaj imazhit të Federatës. /Indeksonline/