75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

FFK-ja i mashtroi klubet kosovare, s’ua dha paratë e garantuara nga UEFA-ja

Federata e Kosovës po duket të jetë një “mal me dallavere”, e që në krye të saj fshihet Agim Ademi.

Që nga ardhja e Ademit në krye të FFK-së, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv bëjnë kujdestari me pagesë prej 100 eurosh në ditë. Kjo mënyrë e pagesës së anëtarëve të KE-së është skandaloze, duke e pasur parasysh se ata paguhen ekstra si anëtarë, marrin edhe mëditjet e udhëtimeve.

Kjo i bie që ata kanë shpenzuar 36.500 mijë euro në vit. Por, klubet kosovare në të njëjtën kohë nuk kanë marrë atë që iu takon. UEFA-ja alokon 550 mijë euro në vit për skuadrat që nuk marrin pjesë në garat evropiane.

Kjo shumë përpjestohet dhe u jepet skuadrave kosovare.

Para dy vjetësh, FFK-ja u kishte dhënë nga 5000 euro shumë skuadrave kosovare, vitin e kaluar 8000, ndërsa sivjet asnjë cent. Afati i fundit i pagesave ka qenë 14 dhjetori, por që FFK-ja po i mban peng klubet, duke mos ua dhënë shumën që u takon.

Paratë që u takojnë nuk janë duke i marrë as shkollat e futbollit në Kosovë. UEFA-ja jep gjithmonë mjete financiare për shkollat dhe akademitë e futbollit në kuadër të programit për zhvillim.

Në kuadër të kësaj, secila shkollë dhe akademi do të duhej të mbështetej me nga 5000 deri në 8000 euro, gjë e cila nuk po ndodhë.

Dilema më e madhe është se ku po “avullohen” këto para, kush gisht në to dhe pse skuadrat nuk po kërkojnë atë që u takon./Indeksonline/