FFK i ndanë pension jetësor gruas së Fadil Vokrrit
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që t’i ndajë pension jetësor gruas së legjendarit, Fadil Vokrri. Propozimin e ka bërë presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka.
Më pas, ka qenë kryetari Agim Ademi që e ka hedhur në votim. Të gjithë anëtarët e mbështetën propozimin me maksimumin e votave.
Gruaja e legjendarit Vokrri do të gëzojë pensionin sa të ketë jetë.
Në ditët në vazhdim Komuniteti Ekzekutiv i FFK-së pritet të caktojë shumën e parave që do t’i takojnë asaj./Indeksonline/