75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

FFK-ja ia plotëson kërkesën “Bufit”, ia siguron fanellën me masën ‘6XL’

Fatmir Spahiu është tifoz i zjarrtë i Kombëtares së Kosovës dhe nuk mungon në asnjë ndeshje.

Por problemin kryesor ai e ka pasur me fanellën pasi deri tani nuk ka arritur të siguronte numër për masën e tij.

Ai më herët ka bërë kërkesë në FFK, pasi që nuk e ka pëlqyer të udhëtonte në Europian me triko e me këmishë.

Kryetari Agim Ademi sot ia ka bërë dhuratë atij fanellën me masën e tij që mendohet se është 6XL.

Kosova e para! Dresa erdhi! Falemnderit kryetar Agim Ademi“, ka shkruar Bufi në Facebook. /Indeksonline/