FFK-ja bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Federata e Futbollit e Kosovës me presidentin, Agim Ademi kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në shenjë nderimi dhe respekti të përjetshëm, bashkë me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës sot bëmë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë.
Si popull, por edhe si komunitet i futbollit, e kemi obligim moral të kujtojmë dhe të nderojmë në vazhdimësi me pietet ata që na mundësuan të jetojmë të lirë e në një shtet sovran.
Lavdi e përjetshme komandantit legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!