75 Mall Live Search
18:51 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

FFK-ja del me njoftim për përzgjedhësin e ri të Kosovës

Përfaqësuaesja e Kosovës nesër do të bëhet me trajner të ri.

Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se selektori i ri do të prezantohet ditën e shtune në ora 14:00, shkruan IndeksOnline.

”Federata e Futbollit e Kosovës, nesër, do të bëjë prezantimin e përgjedhësit të ri të Kombëtares.

Prezantimi para mediave do të bëhet në orën 14:00 në hotel “Emerald”.”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit, selektor i ri i Kosovës do të jetë trajneri gjerman, Franco Foda.

Kosova është pa trajner që nga muaji nëntor, kur u shkarkua Primoz Gliha./IndeksOnline/