FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 10-të të Superligës

Nga e premtja deri të dielen, zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Java nis me ndeshjen Feronikeli ’74 – Ferizaji, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Valon Bajgora.
Kampioni në fuqi, Ballkani të shtunen do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit.
Gjyqtari Ilir Mehmeti do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Të shtunen zhvillohet edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Llapi.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Dardan Çaka.
Të djelen zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të, ku Suhareka do të luaj me Prishtinën.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Visar Kastrati.
Përballja tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Dritës, e cila do të gjykohet nga Erdall Zasella./IndeksOnline/