75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 13-të të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Java nis me ndeshjen Gjlani – Suhareka, e cila zhvillohet të shtunen në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Alban Shala.

Të shtunen zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74.

Gjyqtari Valon Bajgora do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Ndërkohë ditën e diel zhvillohen dy ndeshje tjera.

Ferizaji do të përballet me Dritën.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Burim Jahmurataj.

Përballja tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhePrishtinës, e cila do të gjykohet nga Visar Kastrati.

Java mbyllet me dy skuadrat të cilat janë lider në tabelë, Ballkanit dhe Malishevës.

Gjyqtari Ilir Mehmeti do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

/IndeksOnline/