FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 19-të të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Të premten dhe të shtunën zhvillohen nga dy ndeshje, ndërsa një në ditën e henë.
Të premten, kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, më fillim nga ora 12:00.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Erdall Zasella.
Të njëjten ditë zhvillohet edhe ndeshja Drita-Malisheva.
Dardan Çaka do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Të shtunën zhvillohet dy ndeshje të tjera.
Drejtësin në ndeshjen Llapi-Gjilani do ta ndaj gjyqtari Genc Nuza.
Prishtina të shtunën e pret skuadrën e Suharekës.
Gjyqtari Visar Kastrati do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Java mbyllet me ndeshjen mes Ferizajit dhe Feronikelit ’74, e cila zhvillohet të henë nga ora 12:00.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Burim Jahmurataj./IndeksOnline/