75 Mall Live Search
17:28 / E Enjte, 13 Mars 2025 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 25-të të Superligës

Nga e premtja deri të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Java nis me ndeshjen Ballkani – Ferizaj, e cila zhvillohet të premten në stadiumin e Suharekës, nga ora 14:00.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Burim Jahmurataj.

Të shtunën, Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Gramos Shala do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja Dukagjini – Drita.

 Gjyqtari Visar Kastrati do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të dielën zhvillohet dy ndeshje të tjera.

Drejtësin në ndeshjen Feronikeli ’74 – Malisheva do ta ndajë gjyqtari Mentor Ajeti.

Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite zhvillohet midis Llapit dhe Suharekës.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Ilir Mehmeti./IndeksOnline/