75 Mall Live Search
16:29 / E Premte, 15 Mars 2024 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 26-të të Superligës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Dy ndeshje zhvillohen ditën e shtune, ndërsa tre tjera ditën e diel, shkruan IndeksOnline.

Derbi i kësaj jave zhvillohet në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Llapit.

Drejtësinë mes dy skuadrave që janë në garë për titullin e kampionit, do ta ndaj gjyqtari Egzon Dakaj.

Po ashtu këtë javë luhet edhe ”Derbi i Anamoravës”, mes Dritës dhe Gjilanit.

Ndeshja zhvillohet ditën e diel dhe do të gjykohet nga Dardan Çaka.

Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës./IndeksOnline/