75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 32-të të Superligës

Në fundjavë xhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Java nis me ndeshjen Feronikeli ’74 – Gjilani, e cila zhvillohet të premtenn në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, nga ora 15:00.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Bardh Ajeti.

Të shtunen në ora 15:00, Malisheva do të përballet me Dukagjinit.

 Gjyqtari Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të njëjten ditë nga ora 20:00, Prishtina do të jetë nikoqire e Ballkanit

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të dielen luhen dy ndeshjet e tjera.

Drejtësin në ndeshjen Suhareka – Ferizaji do ta ndajë gjyqtari Mentor Ajeti.

Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite zhvillohet midis Dritës dhe Llapit.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Mervan Bejtullahu./IndeksOnline/