75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 10 Maj 2024 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 34-të

Sot në selinë e FFK-së është  hedhur shorti për gjyqtarët e javës së 34-të të  Superligës së  Kosovës në  futboll.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e diel më 12 maj, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do tëjetë nikoqire e Fushë Kosovës.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Mentor Ajeti.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo Llapit dhe Malishevës.

Gjyqtari Mervan Bejtullahu do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Drita e cila është në garë për titullin e kampionit, do të luaj në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, që po lufton për mbijetesë.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Vigan Ibërdemaj.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/