75 Mall Live Search
20:38 / E Diele, 04 Prill 2021 / A. A

FFK-ja ende shpreson se do ta ‘transferojë’ Andi Zeqirin te Kosova

Dështimi i Nedim Bajramit që të siguronte lejen e FIFA-së për të përfaqësuar Shqipërinë, ka ngritur pikëpyetje te publiku kosovar për disa futbollistë kosovarë që luajnë te Zvicra U21.

Sipas mediumit ‘Blick’, rregullorja e re e FIFA-së nuk i lejon futbollistët e ekipeve U21 të ndërrojnë kombëtare, nëse kanë luajtur ndeshje me këtë grupmoshë pasi kanë mbushur 21 vjet.

Federata e Futbollit të Kosovës ka disa vite që interesohet për shërbimet e tre-katër futbollistëve që tani luajnë te Zvicra U21.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që presidenti i FFK-së Agim Ademi, gjatë kësaj jave ka kontaktuar babain e Andi Zeqirit, Avdiun duke i thënë se Kosova ende shpreson që djali i tij do të zgjedh përfaqësimin e shtetit tonë.

Sipas Ademit, Federata nuk është në dijeni që ekziston një rregullore e tillë e FIFA-së që ia pamundëson futbollistit të një ekipi kombëtar U21 të zgjedh një kombëtare tjetër.

/Indeksonline/