19:24 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

FFK-ja ia dorëzon vendimin për shkarkim Arianit Ahmetit, ja çka do të bëj tani ai

Ish-zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka folur pas shkarkimit të tij nga pozita e zëvendëssekretarit të përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së javën e kaluar shkarkoi Ahmetin “bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit”, siç thuhej në njoftim të FFK-së.

Ahmeti ka konfirmuar sot i ka shkuar vendimi i shkarkimit nga FFK-ja.

“Tashmë e kam marrë vendimin nga FFK-ja për shkarkimin tim”, ka thënë fillimisht Ahmeti në ‘Rock n’Roll Football’.

“Aty thuhet se ka pasur arsye të prishjes së imazhit dhe përzirje në punët e komisioneve, gjë për të cilën nuk ka dëshmi”, vlerësoi Ahmeti.

“Synojmë të sjellim stabilitet juridik në FFK, pasi tash për tash nuk ka. Zgjedhje duhet të ketë”, ka thënë Ahmeti.Ahmeti po ashtu ka reaguar pas letrës së UEFA-s të cilën sot e publikoi FFK-ja, duke e akuzuar Ademin për “dezinformim të publikut”.