75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

FFK-ja ka proceduar zyrtarisht në CAS ankesën ndaj vendimit për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, për t’u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS-i do të marrë vendim të drejtë e meritor.