75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / G T

FFK-ja me njoftim për tifozët “dardanë” për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.

Vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 (sipas kohës lokale në Bukuresht) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi.

Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo kategorinë 1.

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK-ja u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit.