FFK-ja me risi në orar për ndeshjet e xhiros së 8-të të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar ndeshjet e javës së tetë të Superligës.
Kjo xhiro do të ketë dy derbi tejet intersantë, shkruan IndeksOnline.
Të shtunen në ora 15:00 zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Po ashtu të shtunen luhet edhe ndeshja mes Malishevës dhe Llapit.
Derbi tjetër dhe më i zjarrti lokal në Kosovë, Gjilani – Drita, zhvillohet të dielen nga ora 15:00.
Në të njëjtin orar zhvillohen edhe ndeshjet Dukagjini – Prishtina e Re dhe Ferizaji – Drenica./IndeksOnline/
