75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / Gj. Sh

FFK-ja publikon fanellat e reja të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës, ka publikuar fanellat e reja të ”Dardanëve”.

Kompeti i ri zyrtar me fanellën e kaltër si vendas, atë të bardhen si mysafire dhe fanella e tretë e cila ka ngjyrën e zezë, janë në partneritet mes FFK-së, kompanisë Errea dhe UEFA-s, shkruan IndeksOnline.

Një dizajn që tregon shpirtin e kombit, Kosova do të lauj me këto fanella në ciklin e ri të Ligës së Kombeve.

Në fakt këto fanella, ”Dardanët” i kanë veshur për herë të parë sonte, në ndeshjen ndaj Norvegjisë./IndeksOnline/