75 Mall Live Search
16:49 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Gj Sh

FFK-ja publikon ndeshjet dhe orarin e xhiros së 7-të të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar ndeshjet e javës së shtatë të Superligës.

Vëmendja kryesore e javës do të jetë në qytetin e Gjilanit, aty ku Drita do të jetë nikoqire e Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.

Përballjet e tjera të javës së shtatë janë:

Ferizaji – Prishtina;

Drenica – Malisheva;

Llapi – Gjilani;

Prishtina e Re – Ballkani.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e diel, nga ora 15:00./IndeksOnline/