FFK-ja publikon orarin e javës së 12-të në Superligë, s’e kanë parasysh tërheqjen e Feronikelit ’74

Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë, FFK-ja ka publikuar orarin e plotë të javës së 12-të.
Në foton e publikuar nga FFK-ja shihet edhe skuadra e Feronikelit ’74, e cila dje gjatë ditës konfirmoi se nuk do të marrë pjesë më në gara, shkruan Indeksonline
Feronikeli ’74 të shtunën (nesër) luan ndaj Ballkanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Por sigurisht që skuadra nga Drenasi s’do të luaj dhe tri pika do i shkojnë ekipit nga Suhareka.
Ndeshje interesante të dielën zhvillohet mes Suharekës dhe Dritës në stadiumin e qytetit në Thernadë.
Orari i plotë:
