75 Mall Live Search
13:47 / E Diele, 09 Tetor 2022 / Gj. Sh

FFK-ja reagon pas shortit në EURO 2024

Sot është hedhur shorti për kualifikimet e kampionatirt evropian ”EURO 2024” që do të mbahet në Gjermani.

Përfaqësuesja e Kosovës është pjesë e Grupit I, ku do të përballet me Zvicrrën, Israelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, shkruan IndeksOnline.

Pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja e ka cilësuar short të favorshëm.

”Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt.”. thuhet në lajmin e publikuar në faqen zyrtare të FFK-së.

Shkrimi i plotë:

Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt.

Kombëtarja dardane është përfshirë në Grupin I, duke iu shmangur top-gjigantëve të futbollit evropian, teksa në grup do ta ketë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Në kualifikimet për Euro 2024 janë 10 grupe: shtatë prej të cilave me pesë skuadra (Grupet A–G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H–J).

Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.

Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final, derisa tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në ‘play-off’ në mars të vitit 2024./IndeksOnline/