75 Mall Live Search
08:18 / E Diele, 07 Shtator 2025 / Gj Sh

FFK-ja tregon se a do të luaj Amir Rrahmani ndaj Suedisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku u detyrua të largohet nga fusha para kohe.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se Rrahamni do të hubas e nesërme ndaj suedisë, e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Ai është liruar nga grumbullime me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, Napoli, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor.

”Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Përkundër dëshirës së madhe për të qenë në fushë, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konstatuar se Rrahmani e ka të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e së premtes kundër Zvicrës në Bazel.

Si rrjedhojë, kapiteni është liruar nga grumbullimi me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me qëllim që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushë, për të qenë gati më pas edhe për ndeshjet e muajit tetor me fanellën dardane kundër Sllovenisë dhe Suedisë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/