FFK: Kemi shpenzuar 21,000 euro për telefon, 8,884 euro për garderobë
Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar me mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës.
Kuvendi ka filluar në orën 17:00 dhe në plan është prezantimi i punës në periudhën 2018/2019.
Të pranishëm janë 54 delegatë nga 58 të mundshëm, mungojnë 4.
Numri një i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është i deleguar nga UEFA si vëzhgues në Kuvendin e rregullt të Punës së FFK-së.
Në këtë Kuvend, Presidenti Agim Ademi, po tregon për aktivitetet dhe të arriturat e FFK-së në periudhën 2018/19
200.000 shpenzime per stadiumin “Adem Jashari”
8.884 shpenzime për garderobë të zyrtarëve dhe futbollistëve
18.000 per organizimin e ndeshjeve
565.000 shpenzimet per akomodimin e kombëtareve
Pagat 2.2 milionë
21.000 euro shpenzime të telefonit
Shpenzimet komplet: 11.047.000 milionë euro