FFK kishte bërë gati mbishkrimin “FC Prishtina – Kampion” por mbeti i pa përdorur
Federata e Futbollit të Kosovës ishte përgatitur për dy skenarët e mundshëm që ishin para ndeshjes vendimtare Feronikeli – Prishtina.
Zyrtarët e FFK-së kishin bërë gati mbishkrimet “FC Feronikeli – Kampion” dhe “FC Prishtina Kampion” megjithatë, kjo e fundit mbeti e pa përdorur, shkruan Indeksonline.
Prishtina nuk arriti të shpallej kampion as pas 6 vitesh. /Indeksonline/