FFK nderon Policinë, MKRS-në dhe Zvonimir Boban
Përveç futbollistëve e trajnerëve, Federata e Futbollit të Kosovës ka aranzhuar mirënjohje edhe për kontribuesit tjerë të futbollit këtë vit.
Fillimisht, shtëpia kryesore e futbollit kosovar nderoi familjen Vokrri për kontributin e pashterrshëm të presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.
Më pas, FFK nderoi me mirënjohje edhe Policinë e Kosovës, e cila ka luajtur rol krucial në zhvillimin e ndeshjeve të futbollit këtë vit, transmeton IndeksOnline.

Përveç Policisë, është nderuar me mirënjohje të veçantë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përndryshe, në këtë ceremoni është i ftuar edhe legjenda e Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban.
Edhe atë, FFK-ja e ka nderuar me një çmim special sonte./IndeksOnline/