75 Mall Live Search
20:59 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

FFK në gjumë, Shqipëria po ia “rrëmben” Zymer Bytyqin

Federata e Futbollit të Kosovës duket se është në gjumë të ariut.

Futbollisti që po shkëlqen këtë sezon në Superligën e Turqisë, Zymer Bytyqi pritet që shumë shpejtë të bëhet pjesë e kombëtares së Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Bashkëlojtari i tij nga Konyaspor, sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka thënë se e di që FSHF është afër ta ftoj Bytyqin.

“Unë jam në dijeni se federata shqiptare është shumë afër për ta ftuar atë dhe po ashtu edhe trajneri e ka në syrin e tij. Do të doja që ai të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për mos të thënë se në qershor do të jetë pjesë e jona”, u shpreh Cikalleshi në një prononcim për Telegrafin.

Bytyqi kishte refuzuar kombëtaren A të Norvegjisë për t’u bërë pjesë e Kosovës, por neglizhenca e FFK-së duket se do të bëj që ai të zgjedh Shqipërinë./Indeksonline/