FFK nis bisedimet me talentin shqiptar, kishte shkëlqyer në Botërorin U-17 me Zvicrën
Kosova po synon të vazhdojë të përforcohet me talentë.
FFK-ja ka hedhur sytë te talenti i Kombëtares U-17 të Zvicrës, Adrien Llukes.
Llukes kishte shkëlqyer së fundi me “Helvetikët”, në Kampionatin Botëror të U-17shave në Katar, ku arriti deri në çerek-finale.
Llukes, në nivel ekipor luan për Sionin në Superligën e Zvicrës, krah Donat Rrudhanit, Benjamin Kolollit dhe Kreshnik Hajrizit./IndeksOnline/

