18:05 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

FFK publikon vendimet e Komisionit të Garave për javën e parë

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 16.08.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës në futboll për edicionin 2022/2023, transmeton IndeksOnline.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së parë të Superligës në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për inicim disiplinor.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 16.08.2022

/IndeksOnline/