09:43 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

FFK ”qorton” klubet e Superligës për organizimin e dobët të ndeshjeve

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.10.2018 – ditë e hënë, ora 15:00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjëve nga java e fundit të zhvilluara me datë 29-30.09.2018.

Dhe për të njejtat, duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ka marrë disa vendime.

Klubi gjilanas, Drita është dënuar në masën disiplinore të ”qortimit” shkaku i disa lëshimeve të pjesshme në organizimin e ndeshjes së javës së gjashtë kundër Prishtinës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Me arsye të njejta është dënuar edhe Liria e Prizerenit për ndeshjen e javës së gjashtë mes prizrenasve dhe Llapit, e zhvilluar në ”Përparim Thaçi”, transmeton IndeksOnline.

Edhe Flamurtari i Prishtinës është dënuar në mënyrë të njejtë me të njejtat arsye për lëshimet e pjesshme në ndeshjen kundër Feronikelit në kuadër të javës së gjashtë.

Nga ana tjetër, Feronikeli ka marrë dënimin ”qortimit” për shkak të sjelljeve të gabuara nga tifozët drenicas në ndeshjen kundër Flamurtarit në kuadër të javës së gjashtë./IndeksOnline/