75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 25 Maj 2021 / A. A

FFK vendos për datën e fillimit të sezonit të ri në Superligë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje në të cilën janë diskutuar, kryesisht rreth përfundimit të sezonit të futbollit.

KE vendosi që sezoni i ri 2021/22 të fillojë më 21 gusht.

Po ashtu, u vendos edhe për datat e fillimit të afatit kalimtar.

Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021.

/Indeksonline/