18:17 / E Diele, 22 Tetor 2023 / AR

Fillon “Big Talk Kosova”, Mbresa mahnit me bukurinë

Ish-banorja e “BBV Kosova”, Mbresa Hajrullahu, është rikthyer në edicionin e dytë të këtij formati, kësaj radhe për të drejtuar programin “Big Talk Kosova”.

Si në çdo paraqitje, edhe mbrëmjen e sotme vëmendja ishte e tëra tek Mbresa.

E veshur me një fustan të zi, dukjen e perfeksionizoi me një grim profesional.

Kujtojmë që ky emision do të jetë çdo të diel dhe do të diskutohen ngjarjet e një jave në Big Brother, përfshirë deklaratat e banorëve e çdo rreth shtëpisë më të famshme në Kosovë./Indeksonline/