Fiat mbyll fabrikat përkohësisht

Fiat Chrysler Automobiles po merr masa të reja në objektet e saj në Itali si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit, më i madhi deri tani – përjashtim Kinës.
Një pjesë e mbështetjes aktive të prodhuesve të makinave për direktivat e qeverisë italiane është përqëndruar në veprime për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit midis punonjësve të tyre.
Të gjitha zonat e punës dhe të pushimit do të sanitizohen intensivisht, si dhe dhomat e ndërrimit dhe banjot ndërsa nivelet ditore të prodhimit do të ulen për të mundësuar hapësira më të mëdha të punonjësve, shkruan IndeksOnline.
Qeveria italiane ka lëshuar një karantinë kombëtare, duke kufizuar lëvizjen dhe aktivitetet e të gjithë popullsisë së vendit prej 60 milion, në një përpjekje për të përmbajtur shpërthimin, pasi më shumë se 10,000 njerëz janë konfirmuar të kenë koronavirusin, dhe 631 vdekje deri më tani.
Fiat Chrysler Automobiles do të vazhdojë aktivitetet e saj normale në përputhje me direktivat dhe rregulloret e qeverisë, me kompaninë që gradualisht të prezantojë një skemë pune nga shtëpia për më shumë punonjës me bazë zyre.
Prodhuesi italian Pirelli ka ulur gjithashtu prodhimin në objektin e tij të prodhimit në veri të Italisë, pasi një punonjës u gjet pozitiv ndaj virusit. Prodhuesit e tjerë evropianë të automjeteve që kanë marrur masa kundër shpërthimit të virusit përfshijnë Jaguar Land Rover të Mbretërisë së Bashkuar, PSA të Francës dhe SEAT të Spanjës.