75 Mall Live Search
19:45 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

FIBA dënon rëndë KB Prishtinën

KB Prishtina ka marrë një goditje të madhe nga shtëpia e basketbollit ndërkombëtar FIBA.

Tashmë kampioni aktual i Kosovës duhet të paguaj pagat e dy ish basketbollistëve të cilët e kanë paditur skuadrën e Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.

Shuma që detyrohet të paguan Prishtina është 27.100 euro ndaj dy basketbollistëve, Edin Bavcic dhe Aleksej Nesovic.

Kjo nuk është hera e parë që një skuadër kosovare dënohet nga FIBA pasi më parë një gjë të tillë është bërë edhe ndaj Bashkimit dhe Pejës.